Dinamo mund në finale Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë, portieri Teqja përfundon në spital
Adriatik BALLA Trofeu i parë sezonal madhor për futbollin shqiptar njohu dje fituesin e parë. Është Dinamo, e cila mposhti në finalen e Kupës së Shqipërisë, Egnatian, me rezultatin 3-1 dhe siguroi kështu edhe pjesëmarrjen automatike në Ligën e Konferencës. Ndeshja e mbrëmshme finale në Kupë mes dy skuadrave u kushtëzua mjaft nga një episod që ndodhi në minutën e 6-të. Një top nga e majta në zonë kontrollohet nga Teqja por Bakajoko ndërhyn në mënyrë të gabuar duke goditur në fytyre portierin që detyrohet të dalë me barrelë dhe të largohet nga ndeshja. gjyqtari i takim Ndërkohë, portieri Kiri mori vendin e Teqjas së dëmtuar i cili largohet me ambulancë. E deri sa erdhi ambulanca tjetër u desh një ndërprerje e takimit për disa...
Burimi:
sot.com.al