Dinamo fiton derbin e parë në Kupë me Tiranën, Partizani del me fitore nga Elbasani

Dinamo fiton derbin e parë në Kupë me Tiranën, Partizani del me fitore nga Elbasani

Adriatik BALLA Dje u luajtën dy takime çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, duke bërë që të mbyllen duelet e para të kësaj faze, duele që kanë prodhuar fitues të parashikueshëm pikërisht ekipet pretendente për titull dhe ato për trofeun e kupës. Në fakt, rezultatet e para të këtyre ndeshjeve lënë gjithçka të hapur për përballjet e kthimit, ku do të vendosen edhe biletat për në gjysmëfinale. Në Ballsh, Vllaznia siguroi një fitore minimale 1-0, një rezultat me peshë përpara sfidës së kthimit. Goli i Kastratit në minutën e 28-të i dha avantazhin shkodranëve, të cilët administruan mirë lojën deri në vërshëllimën përfundimtare. Në Durrës, Egnatia realizoi një përmbysje me karakter ndaj Teutës, duke triumfuar 2-1. Arifi kaloi vendasit në avantazh në minutën e 11-të, por...