“Dikur qeshnin me çmimin që i vendosa Muriqit”, ish-drejtori sportiv i Rizesporit: I thashë edhe presidentit, Vedati shënon 25 gola në sezon
Ish-drejtoi sportiv i Rizesporit ka sjellë në kujtesë transferimin e Vedat Muriqit. Jëllmaz Bali është shprehur se dikur qeshnin me të për çmimin e kartonit të sulmuesit prizrenas, i cili tashmë po shfaq një nivel mjaft të lartë në La Liga. Ai gjithashtu ka zbuluar edhe fjalët që i tha presidentit të Fenerbahçes për Vedat Muriqin. “Transferimi i Vedat Muriqit te Fenerbahçja ishte shumë i vështirë. Gallatasarai ishte gjithashtu në garë. Brenda një viti, kisha deklaruar vlerën e tij në 10 milionë euro. Atëherë, ata qeshën me mua. U kritikova nëse mund të llogarisja se sa vlenin 10 milionë euro. I thashë zotit Ali Koçit: ‘Nëse merrni Vedatin, ai do t’ju shënojnë 25 gola’. Ai pati një dëmtim atë vit, shënoi 17 gola, dha gjithashtu...
Burimi:
sportekspres.com