Di Canio: Juventusi ka pak thellësi teknike, Interi po shkëlqen dhe “i vret” ndeshjet

Di Canio: Juventusi ka pak thellësi teknike, Interi po shkëlqen dhe “i vret” ndeshjet

Paolo Di Canio, ish-sulmues italian, foli për “Tuttosport” rreth sfidës Inter-Juventus të së shtunës, duke analizuar zhvillimin e të dyja skuadrave: “Interi po shkëlqen, ka filluar të përvetësojë besimin e trajnerit të vet, ato parime që në fillim dukeshin të thjeshta, por nuk ishin lehtësisht të aplikueshme pas 4 sezonesh me Inzaghi. Chivu solli një mentalitet të ri; kërkim më të shpejtë të verticalitetit dhe presion më të lartë. Ai kërkoi që mesfushorët të ndryshojnë; jo më prekje me thembër dhe lojë të ndërlikuar, por më shumë vendosmëri dhe vendime. Duke i kombinuar këto, Interi ka filluar t’i mbyllë shpejt ndeshjet”. Për Juventusin shtoi: “Fillimisht kishte më shumë siguri se Interi, por rezultatet, sidomos në fillim sezoni, ishin pasojë e zemërimit futbollistik nga mentaliteti i...