Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
Dhuroi një asist me kokë, notë pozitive për Brojën, “bomberi” kuqezi fiton Burnley (VIDEO)
Shpresa e madhe e tifozëve kuqezi, “bomberi” që të gjithë presin, Armando Broja, është rikthyer më në fund në nivelin e tij më të mirë, këtë e vërtetoi edhe një herë në sfidën e fundit për këtë vit, atë kundër Newcastle, ku jo vetëm që ishte në fushë për 90 minuta, por dhuroi edhe një asist. Për fat të keq, paraqitja e Brojës nuk i mjaftoi Burnley të dilte qoftë dhe me një pikë nga kjo sfidë pasi “qymyrxhinjtë” triumfuan 1-3. Vendasit u befasuan që në start ku në 7 minutat e para pësuan 2 gola. Në minutën e 23-të, Broja dhuroi një asist me kokë për Laurent, me këtë të fundit që tundi rrjetën me një goditje fluturimthi. Sulmuesi kuqezi ishte rrezik konstant sa...