“Dhuratë” nga Gjimshiti, Inter e mbyll vitin me fitore dhe në krye (video)

“Dhuratë” nga Gjimshiti, Inter e mbyll vitin me fitore dhe në krye (video)

28 Dhjetor 2025 22:37 Telesport Inter ka marrë fitoren e katërt rresht në Serie A, sonte duke fituar 0-1 në transfertën e vështirë ndaj Atalantës në Bergamo, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, e fundit për të dy ekipet për këtë vit kalendarik. Zikaltrit gjetën golin në minutën e 35-të me Marcus Thuram, por u anullua pas ndërhyrjes së VAR për pozicion të parregullt. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola. Sfida do të zhbllokohej në minutën e 65-të, ku Berat Gjimshiti gabon dhe i jep topin të sapofuturit në fushë, Francesco Pio Esposito, i cili asiston për Lautaro Martinez, kapiteni e kishte të lehtë të dërgonte topin në rrjetë. Pas kësaj fitoreje, Inter mbyll vitin në vendin e parë me 36...