Dhimbje në familjen Flick, trajneri i Barcelonës humb të atin

Dhimbje në familjen Flick, trajneri i Barcelonës humb të atin

Paraditen e kësaj të diele një lajm i trishtë ka ardhur në ambienet e Barcelonës. Hansi Flick, 61 vjeç në orët e fundit mori një prej njoftimeve më të dhimbshme, ndarjen nga jeta të babait të tij, pikërisht një natë përpara ndeshjes shumë të rëndësishme me Realin e Madridit në Camp Nou me trajnerin gjerman që menjëherë ua komunikoi lajmin e trishtë skuadrës dhe drejtuesve të klubit. E megjithatë pavarësisht këtij momenti familjar të dhimbshëm që po kalon, trajneri gjerman vendosi që të qëndrojë me skuadrën dhe ta drejtojë në këtë El Clasico, i ndërgjegjahëm për rëndësinë e madhe sportive të duelit dhe të peshës emocionale që do të ketë në këtë mbrëmje. Hansi Flick tentoi të ruajë normalitetin gjatë përgatitjes së ndeshjes dhe do...