Destinacion i ri për Asllanin/ Interi hap dyert jashtë Italisë
Lojtari kuqezi i kombëtares, Kristjan Asllani, është pranë largimit nga Torino, pasi klubi i Seria A i ka komunikuar Interit se mesfushori nuk është në planet e tyre për pjesën e mbetur të sezonit. Ditën e sotme u zbulua se zikaltrit e ofruan te Fiorentina, ndërsa një zgjidhje e re del në pah së fundmi. “Sportmediaset” tregon se dyert janë hapur për Asllanin, që të kryhet një transferim jashtë Italisë. Fakt është se mesfushori shqiptar ka luajtur vetëm në Seria A deri tani. Asllani refuzoi gjatë verës, që të largohej nga Italia. Tashmë situata duket më ndryshe dhe dëshirat e tij duket se do kalojnë në plan të dytë. Mbetet për t’u mësuar se cili klub do t’i afrohet këtij transferimi. Torino e ka kapur...
Burimi:
sot.com.al