Dështon eksperimenti/ FIA heq dorë nga ndalesa e dyfishtë e detyrueshme në Monako

Dështon eksperimenti/ FIA heq dorë nga ndalesa e dyfishtë e detyrueshme në Monako

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka vendosur të anulojë rregullin e ndalesës së dyfishtë të detyrueshme në Çmimin e Madh të Monakos, duke rikthyer kështu formatin tradicional të garës në Formula 1. Rregulli u vendos për të shtuar spektaklin në një pistë ku parakalimet janë thuajse të pamundura për shkak të ngushtësisë dhe vetëm një zone DRS. Ideja ishte që dy ndalesa në bokse dhe përdorimi i tre seteve të gomave të sillnin më shumë ndryshime në renditje. Megjithatë, skuadrat gjetën mënyra për të shmangur humbjen e pozicioneve, duke ngadalësuar njërën makinë për të favorizuar tjetrën gjatë ndalesave. Strategjia nuk prodhoi asnjë parakalim real në pistë dhe u konsiderua dështim. Pas kritikave nga pilotët, FIA ka vendosur ta heqë këtë rregull për sezonin e ri,...