Dështimi spektakolar i Realit në Kupë, Arbeloa thuajse në lot: Është tragjike, por rikthehemi (VIDEO)
E besoni apo jo, por Real Madrid pësoi një disfatë të rendë, një eliminim të turpshëm nga Kupa e Mbretit, me Albacete-n, ekip që militon në ligën e dytë spanjolle, që i likuidoi në raundin e 1/8-ve. Në ditën e debutimit të tij, Alvaro Arbeloa merr një mësim të hidhur, një humbje të papritur që vendos menjëherë në dyshim të fortë të ardhmen e tij në krye të Realit. Arbeloa bëri një rotacion thuajse total në këtë takim, një vendim që i kushtoi rendë, kjo pasi Albacete jo vetëm që nuk “vodhi” asgjë, por ishin të parët që kaluan në avantazh në minutën e 42-të me një goditje të bukur me kokë të Villar. Reali iu përgjigj thuajse në të njëjtën formë, ku gjatë zhvillimeve...
Burimi:
gijotina.com