Deschamps: Test dhe fitore e rëndësishme, sidomos kur mund Brazilin me një lojtar më pak
27 Mars 2026 11:12 Telesport Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka folur për mediat pas fitores 2-1 që kombëtarja e tij arriti në miqësore ndaj Brazilit, ndeshje e luajtur në Amerikë. “Ishte një ndeshje e mirë dhe një fitore ndaj një rivali të fortë në botëror”, tha Deschamps. “Këto janë teste të mira për të dyja palët, ne provojmë gjëra të reja. Fakti që luajtëm për shumë minuta dhe fituam me një lojtar më pak ishte një sinjal pozitiv. Tani të mendojmë për ndeshjen tjetër”, shtoi trajneri i “gjelave”. Deshamps nuk pranoi të fliste për lajmin se Zinedine Zidane do të ishte pasuesi i tij në kombëtare pas Kupës së Botës: “Nuk do të humbas energji për këtë. Çfarë ndodh më pas nuk është puna...
Burimi:
telesport.al