Derbi në finalen e hokej, Trump “ndez” Milanon dhe sfidën SHBA-Kanada

Derbi në finalen e hokej, Trump “ndez” Milanon dhe sfidën SHBA-Kanada

Finalja olimpike e hokejit në akull mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë nuk po shihet vetëm si “derbi i Amerikës së Veriut”, por edhe si një ngjarje me peshë politike dhe mediatike për shkak të pranisë së paralajmëruar të Donald Trump. Presidenti amerikan e kishte paralajmëruar udhëtimin e tij me kualifikimin e SHBA-ve në finale pas ndeshjes gjysmëfinale kundër Sllovakisë. Fitorja bindëse e amerikanëve ka shtyrë përpara përgatitjet për mbërritjen e tij në Milano, ndërsa konfirmimi zyrtar pritet në orët në vijim. Sipas planit logjistik, avioni presidencial mund të ulet në aeroportin e Malpensas në Milano, për t’u transferuar më pas në “Arena Santa Giulia”, aty ku do të zhvillohet edhe finalja. Vizita parashikohet të jetë e shkurtër, por forcat e rendit kanë nisur tashmë...