Derbi milanez në “skanerin” e Vierit: Nëse Allegri dëshiron të fitojë, Milani duhet të sulmojë

Derbi milanez në “skanerin” e Vierit: Nëse Allegri dëshiron të fitojë, Milani duhet të sulmojë

7 Mars 2026 14:21 Alfred Lleshi Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, Christian Vieri foli për derbin e Milanos, që do të luhet nesër. Edhe një barazim në qytet do të ishte hap drejt titullit për zikaltrit: “Asnjë interist nuk thotë asgjë sepse nuk dëshiron të ndjellë fatkeqësi, por me minus 10 pikë dhe 10 ndeshje për t’u luajtur ende, nuk do të kishte ekip që ta arrinte këtë Inter. Mos harroni se gjithashtu me ‘të vegjlit’ fiton praktikisht gjithmonë. Kur e humb një titull, ndodh sepse humb pikë këtu dhe aty me të vegjlit”. Për derbin e fazës së parë, ish-sulmuesi theksoi: “Milani fitoi me një kundërsulm, sepse është shumë i fortë në kundërsulme krahasuar me Interin. Zikaltrit e dinë si luan Milani,...