Derbi i Madoninës, për kë bënin tifo si fëmijë lojtarët e sotëm? Një mbrojtës i Interit ka qenë ultras i Milanit
Një fanellë e Interit në Francë. Një fëmijë që shkonte në stadium me xhaxhain. Një tifoz shqiptaro-zviceran në “San Siro” për të parë Messin. Ndeshja e së dielës fsheh histori fëmijësh të apasionuar, që sot janë bërë protagonistë të derbit. Dimarco, interist që nga fillimi Edhe yjet e sotëm kanë qenë dikur tifozë. Luka Modriç u bë milanist që fëmijë, kur babai i dhuroi një kostum të Milanit. Ai u rrit duke admiruar idhullin e tij Zvonimir Boban dhe ëndërronte të luante një ditë në Itali. Bonny me fanellën zikaltër Federico Dimarco, përkundrazi, ka qenë gjithmonë interist. Qysh 2-3 vjeç shkonte në “San Siro” me xhaxhain dhe gjyshin. Sot ai është një simbol i Interit, mban edhe një tatuazh me stemën e qytetit të Milanos....
Burimi:
telesport.al