Derbi i kryeqytetit zhbllokohet në fund, mungon goli në “Niko Dovana”

Derbi i kryeqytetit zhbllokohet në fund, mungon goli në “Niko Dovana”

23 Dhjetor 2025 18:52 Telesport Janë mbyllur 45 minutat e para në dy takimet e para të javës së 18-të në Asbissnet Superiore, ndeshjet e fundit për këtë vit kalendarik. Në “Arenën e Demave”, po luhet derbi i kryeqytetit, Partizani-Dinamo, ku pjesa e parë është mbyllur 1-0 për të kuqtë. Partizani gjeti golin më Rrok Tomën, në fund të pjesës së parë. Pas krosimit perfekt të Vusal Isgandarli, Toma i harruar në zonë nga mbrojtësit blu, dërgoi me kokë topin në rrjetë. U desh edhe konfirmimi i VAR për golin, që e cilësoi të rregullt. Në “Niko Dovana” po përballen Teuta dhe Egnatia. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola. Më shumë raste për të zotët e shtëpisë, por nuk arritën dot t’i...