Derbi Dinamo- Partizani enigma e një sfide të balancuar, Egnatia për vendin e …dytë

Derbi Dinamo- Partizani enigma e një sfide të balancuar, Egnatia për vendin e …dytë

Një derbi për t’u zhvilluar… Këtë mbrëmje në “Air Albania Stadium” Dinamo Siti- Partizani në duelin e tretë sezonal. Veçse këtë radhë pesha e pikëve merr vlerë të dyfishtë. Të dyja skuadrat vijnë në këtë javë të fundit të fazës së tretë me nga 39 pikë. Për blutë e Ilir Dajës avantazhi i vetëm mbetet fakti që dy takimet e para kanë prodhuar fitoren e 18 herë kampionëve të vendit e cila mund të hyjë në llogaritë e fundsezonit si kriter i parë në klasikim nëse dy skuadrat mbyllin me pikë të barabarta. Kthyer te prag sfida te të dy kampet ka disa situata specifike. Te Dinamo mungesat e Eridon Qardakut dhe Ledio Beqajt ulin alternativat në mesfushë ndërsa te të kuqtë mungesë madhore figuron...