Dembele luan vetëm 25 minuta, Vitinha humb penalltinë, por PSG rikthehet shpejt në lojë. “Paqe” në Lisbonë (video)
Janë mbyllur pjesët e para në dy nga 3 takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për play-offin. Në “Stade Louis II”, në Principatë, Monaco-PSG është ndarë në barazim 2-2. Klubi nga Principata zuri në befasi mbrojtjen e PSG-së që në aksionin e parë, ku pas krosimit të Aleksandr Golovin, ishte Folarin Balogun që dërgoi me kokë topin në rrjetë, në minutën e 1-rë. Në minutën e 18-të, Monaco sërish zë në befasi mbrojtjen e PSG-së dhe Balogun dyfishon shifrat pas asistit të Maghnes Akliouche. Në minutën e 22-të, PSG fiton penallti pas një faulli brenda në zonë nga mbrojtësi i Monaco, Faes. Godet Vitinha, pret Kohn, portieri i Monaco. Në minutën e 25-të, Ousmane Dembele lë fushën e lojës, i dëmtuar, në vend...
Burimi:
telesport.al