Dembele drejt largimit, PSG e zëvendëson me ish-yllin e Serie A. Sot, një nga sulmuesit më të mirë në botë

Dembele drejt largimit, PSG e zëvendëson me ish-yllin e Serie A. Sot, një nga sulmuesit më të mirë në botë

4 Mars 2026 19:01 Telesport Pas suksesit të vitit të kaluar, ku Ousmane Dembele ishte çelësi kryesor në arritjet e mëdha të PSG-së, ky sezon është komplet jashtë parashikimeve për fituesin e “Topit të Artë”. Dëmtimet e vazhdueshme, por edhe “përplasja” me drejtuesit e PSG-së, pasi nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për rinovimin, mund ta shtyjnë Ousmane Dembele të largohet gjatë verës së ardhshme. Mediet franceze bëjnë me dije se PSG ka piketuar zëvendësuesin ideal të Ousmane Dembele dhe bëhet fjalë për një nga sulmuesët më të mirë të momentit në botë, Victor Osimhen. Nigeriani po shkëlqen te Galatasaray, ku ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 25 ndeshje. Osimhen është nën kontratë me klubin turk deri në vitin 2029, gjë...