Debutoi në Champions ndaj Milanit dhe shënoi dy herë ndaj Barcelonës, Inter vepron shpejt dhe ka gati zyrtarizimin e yllit kroat
22 Janar 2026 17:41 Telesport “Gazzetta dello Sport” zbulon se Inter është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes me Dinamo Zagreb për transferimin e mbrojtësit të ri kroat, 18-vjeçarit Leon Jakirovic, për shifrën 5 milionë euro. Mbrojtësi i ditëlindjes 2008 konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më premtues në Kroaci dhe ndaj tij ka pritshmëri të shumta. Jakirovic ka debutuar me ekipin e parë të Dinamo Zagreb që kur ishte 16 vjeç. Ai tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve të njohura në Ligën e të Rinjve UEFA të sezonit të kaluar, duke shënuar dy herë kundër Barcelonës, në një ndeshje dramatike eliminatore. Jakirovic gjithashtu bëri debutimin e tij në Champions League para se të mbushte 18 vjeç, në fitoren e Dinamo Zagreb ndaj Milanit. Pozicioni i...
Burimi:
telesport.al