Debat i brendshëm te Barça për përforcimet në janar, ja çfarë synohet

Debat i brendshëm te Barça për përforcimet në janar, ja çfarë synohet

3 Janar 2026 13:10 Alfred Lleshi “Na duhet edhe një mbrojtës, por duhet punuar me logjikë në merkato”. Deklarata e Hansi Flick në konferencën para derbit të së shtunës ndaj Espanyol ishte e qartë. Trajneri i Barcelonës është i vetëdijshëm për vështirësitë e merkatos së janarit dhe kufizimet nga ‘fair play financiar’, ndaj kërkon një mbrojtës që të përmirësojë atë që ka tashmë. Ky qëndrim ndahet edhe nga drejtuesit e klubit, të cilët nuk duan të përsëritet rasti i Jason Murillos në janar 2019, kur ai luajti vetëm 4 nga 34 ndeshje të mundshme. Shumë lojtarë po i ofrohen Barçës përmes agjentëve, por klubi nuk ka nxitim. Ende nuk është formalizuar as largimi i Andreas Christensen (minimumi 4 muaj jashtë), ndërsa situata e Marc ter Stegen...