“Dardanët” japin njoftimin e rëndësishëm, ja kur do të shpërndahen biletat për sfidën ndaj Turqisë
29 Mars 2026 21:09 Telesport Tifogrupi kryesor i Kosovës, “Dardanët”, përmes një postimi në rrjetet sociale kanë bërë të ditur se shpërndarja e biletave për aëntarët e tyre për sfidën ndaj Turqisë, do të bëhet pak orë para ndeshjes. Duke qenë se nuk dëshirojmë në asnjë mënyrë që në sektorin tonë të ketë keqpërdorim të biletave dhe për të shmangur çdo skenar të tillë ogurzi, ju njoftojmë se shpërndarja e biletave për sektorin e Dardanëve do të bëhet në ditën e ndeshjes ndaj Turqisë. Shpërndarja do të fillojë të martën, nga ora 17:30, te Fan Club-i ynë pranë stadiumit “Fadil Vokrri”. Lusim të gjithë anëtarët e tifogrupit që të kontaktojnë përfaqësuesit në qytetet përkatëse, aty ku kanë kryer anëtarësimin vjetor, për t’u koordinuar rreth mënyrës...
Burimi:
telesport.al