Dani Olmo: Goli në derbi ishte një “dhuratë për Vitin e Ri”, kemi mentalitetin për t’u shpallur kampionë
5 Janar 2026 9:34 Telesport Barcelona mbron kreun e renditjes në La Liga pas fitores 2-0 në derbin kundër Espanyol. Një sukses që erdhi falë një goli mahnitës nga Dani Olmo në minutën e 86-të, pasuar nga ai i Lewandowski në minutën e 90-të. Të dy lojtarë sulmues që erdhën nga stoli për të vendosur ndeshjen. Mesfushori sulmues spanjoll, një produkt i shkollës “blaugrana”, u rikthye te goli, ndërkohë që nuk ka luajtur në 5 ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi në shpatull. Ai vlerëson fitoren e të tijve: “Është si të festosh Vitin e Ri me një fitore. Ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer, por ne ishim më konkretë“. “Duhet të jemi të përqendruar, si ata që luajnë si titullarë ashtu edhe...
Burimi:
telesport.al