Dalin në shitje biletat për “Final Four”, mësohen çmimet

Dalin në shitje biletat për “Final Four”, mësohen çmimet

Federata e Futbollit njofton se duke nisur nga sot, të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar “Abissnet Superiore” do të kenë mundësi të blejnë biletat për ndeshjet e “Final Four”. Katër skuadrat më të mira të këtij sezoni futbollistik do të përballen mes tyre në gjashtë ndeshje, për të përcaktuar ekipin kampion të sezonit. Të gjitha takimet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”. Çmimet për ndeshjet e raundit të parë dhe të dytë, që përkojnë me katër ndeshjet e para më 16, 17, 23 dhe 24 maj, nisin nga 500 lekë në tribunat e kategorisë 3 dhe 4. Biletat në tribunat e kategorisë 2 kushtojnë 1000 lekë, ndërsa në kategorinë 1 çmimi është 1500 lekë. Biletat në sektorin Premium kushtojnë 2000 lekë, në tribunën VIP...