Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Conte: Viti 2025, fantastik për ne. Højlund po bëhet dominant, mund të rritet ende
Pas fitores ndaj Cremonese, Antonio Conte bëri bilancin e vitit 2025 me shumë kënaqësi: “Po festojmë një vit shumë të bukur, ku bëmë diçka të madhe dhe të papritur. Fituam titullin kampion dhe më pas Superkupën duke mposhtur Milanin dhe Bologna. Më vjen pak keq që po ik, sepse ishte një vit kalendarik i bukur dhe plot emocione. Kur fiton, Napoli feston ndryshe. Në kampionat jemi aty pranë majës dhe po bëjmë mirë. Këtë sezon po përballemi me probleme shumë serioze, por me guxim. Këto djem, pavarësisht problemeve me mungesat e rëndësishme, duan ta mbrojnë titullin”. Për Højlund, autor i dopietës: “Është shumë i ri dhe mund të përmirësohet. Po bëhet dominant në rolin e tij. Po mëson kur të sulmojë hapësirën, kur të mbrojë...