Conte shpërthen ndaj arbitrit Manganiello: Shko ta shohësh në monitor, kokëtrashë…

Conte shpërthen ndaj arbitrit Manganiello: Shko ta shohësh në monitor, kokëtrashë…

11 Shkurt 2026 8:06 Alfred Lleshi Antonio Conte nuk e fshehu zemërimin pas humbjes në Kupën e Italisë ndaj Como dhe eliminimit nga penalltitë. Sipas trajnerit të bluve, ndeshja u ndikua edhe nga disa vendime arbitrale: “Të mos flasim gjithmonë për arbitrat, sepse në çdo ndeshje është dikush që ankohet. Sigurisht që nuk është një sezon i mirë për arbitrat dhe VAR-in. Shpresoj të gjejnë diçka për ta përmirësuar situatën, sepse ankohen të gjithë. Ashtu si ne përmirësojmë skuadrat tona, edhe Rocchi duhet të përmirësojë arbitrat dhe VAR-in e tij. Ka shumë ankesa, kjo nuk i bën mirë futbollit”. Conte ishte acaruar edhe gjatë ndeshjes me arbitrat për mosndëshkimin me karton të kuq të Jacopo Ramon, pas një ndërhyrjeje ndaj Hojlund në kufi të zonës....