Conte refuzon të fajësojë lojtarët pas humbjes ndaj Juves, meraku i vetëm… arbitrat
Në një intervistë për Sky Sport, pas humbjes 3-0 ndaj Juventusit, Antonio Conte refuzoi të fajësonte lojtarët e tij, duke thënë se dhanë gjithçka në fushë. Meraku më i madh për Conte-n për vazhdimësinë janë përgjegjshmëria e arbitrave. I pyetur për shanset që ka Napoli për të fituar titullin, Conte e quajti absurde. “Urime Juventusit, por edhe djemve të mi. Nuk ka shumë për t’u qortuar, pasi sonte dhanë gjithçka. Ndonjëherë kalon pengesën, herë të tjera jo. Sot, ia dolëm vetëm pjesërisht. Po lundrojmë në një det të hapur, por nuk po zbresim nga varka”, tha Conte. Trajneri i Napoli-t, u ndal edhe tek episodi i ndodhur në minutën e 40-të, kur u pretendua për një penallti, pas një kontakti në zonë ndaj Rasmus Hojlund....
Burimi:
telesport.al