Conte ngre zërin: Ndërhyrjet në merkato të rëndësishme për të përballuar gjysmën e dytë të sezonit
20 Janar 2026 11:22 Telesport Antonio Conte nuk i pëlqen të flasë për tregun e transferimeve, por konfirmon se po punon me klubin për të forcuar skuadrën. Dëmtimet e shumta që ka patur skuadra këtë sezon duket se po detyrojnë kampionët e Seria A të ndërhyjnë në merkaton e janarit. “Jemi në prag të një ndeshjeje të rëndësishme dhe nuk mendoj se është e përshtatshme të flasim për gjëra jashtë këtij konteksti. Jemi në harmoni të plotë me klubin, kemi të njëjtin vizion”, u shpreh Antonio Conte në lidhje me merkaton e dimrit. Më tej, trajneri i Napolit shtoi: “E dimë se çfarë na duhet dhe këto janë gjëra objektive për t’u përballur në këtë gjysmë të dytë të sezonit. Për pjesën tjetër, le të...
Burimi:
telesport.al