Conte merr lajme të mira para Juventusit, Lukaku rikthehet te goli në miqësore

Conte merr lajme të mira para Juventusit, Lukaku rikthehet te goli në miqësore

23 Janar 2026 10:08 Alfred Lleshi Napoli e gjen sërish Romelu Lukakun. Pasi ishte kthyer në stol në ndeshjen e Champions League kundër Kopenhagenit, sulmuesi belg u rikthye në fushë në një miqësore kundër Savoia, skuadër që militon në Serie D, e zhvilluar dje. Të mërkurën, Antonio Conte i kishte dhënë ekipit një ditë pushimi, ndërsa dje të kaltërit rifilluan punën për t’u përgatitur për sfidën e së dielës kundër Juventusit, tashmë me Lukakun më shumë. “Big Rom” u rikthye pas një ndalese të gjatë për të testuar gjendjen fizike, përpara rikthimit përfundimtar. Ishte e nevojshme të vlerësohej lëvizja e tij nën presionin e kundërshtarit dhe testi me Savoia rezultoi i rëndësishëm. Napoli fitoi 3-0 me golat e Lukaku, Mazzocchi dhe të riut Anic. Në...