Conte: Komplimente djemve! Të fitosh kështu ndaj Lazios nuk është e lehtë

Conte: Komplimente djemve! Të fitosh kështu ndaj Lazios nuk është e lehtë

5 Janar 2026 7:52 Alfred Lleshi “Duhet t’u bëj komplimente djemve. Të luash me këtë pastërti teknike dhe forcë fizike, pa i lejuar Lazios të shprehet, nuk është e lehtë. Bëmë një ndeshje me nivel shumë të lartë cilësor”. Antonio Conte u shfaq i kënaqur pas fitores 2-0 të Napolit në fushën e Lazios, sukses që i mban kampionët e Italisë në ndjekje të Milanit, me kryesues të përkohshëm Interin. E vetmja notë negative ishte dëmtimi i David Neres: “Duhet të presim kontrollet mjekësore, nuk është diçka muskulore. Shpresojmë të mos jetë asgjë e rëndë, këtë sezon kemi pasur mungesa të mëdha për shumë kohë”. Për merkaton, Conte tha: “Nuk më pëlqen të flas për këto tema. Ajo që na duhet është e dukshme; unë...