Conte injoron Diego Costa: Ka njerëz inteligjentë dhe budallenj, nuk humb kohë me to

Conte injoron Diego Costa: Ka njerëz inteligjentë dhe budallenj, nuk humb kohë me to

Sulmi verbal i Diego Costa ndaj Antonio Conte ka bërë xhiron e mediave, por nuk ka prodhuar reagimin e zjarrtë që shumë prisnin. Trajneri i Napolit ka zgjedhur një linjë të qartë: asnjë përplasje personale, asnjë ulje në nivelin e ofendimeve, vetëm qetësi dhe shuarje e menjëhershme e debatit. I pyetur për deklaratat e ish-sulmuesit spanjoll, i cili e kishte etiketuar si “personin më të keq të mundshëm”, duke shtuar edhe sulme personale, Conte është treguar i drejtpërdrejtë dhe pa ekuivoke: “Në botë ka njerëz inteligjentë dhe njerëz budallenj. Unë nuk humbas kohë dhe energji duke lexuar deklaratat e këtij apo atij”. Një përgjigje e shkurtër, por domethënëse, që nënvizon refuzimin total të italianit për t’u përfshirë në polemika jashtë kontekstit sportiv. Conte ka injoruar...