Conte e bën “sefte” me Sarrin, vjen fitorja e parë, por humbet Neres (VIDEO)

Conte e bën “sefte” me Sarrin, vjen fitorja e parë, por humbet Neres (VIDEO)

Napoli është thjesht perfekt në këtë rikthim në Serie A, “thyen” 0-2 Lazio-n duke mos lejuar Inter e Milan të arratisen, ruan diferencën prej 2 pikësh me kreun. Në kryeqytet, ekipi i Conte-s e zgjidhi ndeshjen më lehtë se sa pritej, me dy gola të shpejtë brenda pjesës së parë. Në minutën e 13-të, Spinazzola u shërbye pastër në zonë nga Politano dhe me një goditje fluturimthi dërgoi topin në rrjetë. Napoli kishte kontrollin total të lojës dhe në minutën e 32-të, Politano këtë herë shërbeu për Rrahmanin me kapitenin dardan që me kokë dyfishoi shifrat. I vetmi detaj negativ i këtij takimi ishte dëmtimi i Neres, me sulmuesin brazilian që ndrydhi kaviljen, prezenca e tij ndaj Inter të dielën e ardhshme vihet ndjeshëm në...