CONFERENCE LEAGUE: Mësohen 8 ekipet e para, 16 ekipet që shkojnë në play-off dhe 8 të fundit që e mbyllin garën këtu
18 Dhjetor 2025 23:03 Telesport Sot janë luajtur ndeshjet e gjashta dhe të fundit për këtë raund të Conference League, duke përcaktuar 8 ekipet e renditura të parat që shkojnë direkt në fazën e 1/16-ve, 16 ekipet e renditua nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të, të cilat do të ndeshen mes tyre me sistemin vajtje-ardhje, për të përcaktuar edhe 8 ekipet e tjera që do të shkojnë në fazën e 1/16-ve. 8 ekipet e renditura nga vendi i 25-të deri në vendin e 36-të, e mbyllin këtu garën për këtë kompeticion, duke u eliminuar. Strasbourg e mbyll në vend të parë, me 16 pikë, 5 fitore dhe një barazim për francezët. Më pas vijnë polakët e Rakow me 14 pikë, me 13...