Conference League/ Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët

Conference League/ Hidhet shorti i “play-off”, Shkëndija dhe Drita mësojnë rivalët

Ditën e sotme u hodh shorti për fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Drita dhe Shkëndija mësuan kundërshtarin e tyre, me dy skuadrat shqiptare që bënë një rrugëtim  mjaft të mirë gjatë fazes së ligës. Kampionët e Kosovës do të sfidojnë sllovenët e Celjes, ndërsa Shkëndija mat forcat me Samsunspor. Drita evitoi përballjen me holandezët e AZ Alkmar, megjithatë Celje mbetet një kockë e forte, pasi po zhvillon një sezon shumë të mirë duke dominuar kampionatin slloven. Në anën tjetër, Shkëndija sfidon klubin turk pasi goglat nuk e vendosën përballë Lek Poznan. Italianët e Fiorentinës ndërkohë do të përballen me skuadrën që eleminoi Dinamon nga ky kompeticion, polakët e Jagiellonas. Ndeshjet e para do të luhen më 19 shkurt. Fati vuloset më 26 shkurt në...