Como merr fitoren e tretë rresht dhe është plotësisht në garë për vendin e 4-të. Cagliari “viktima” e radhës (video)

Como merr fitoren e tretë rresht dhe është plotësisht në garë për vendin e 4-të. Cagliari “viktima” e radhës (video)

7 Mars 2026 16:57 Telesport Como ka marrë fitoren e tretë rresht në Serie A, këtë herë në transfertë 1-2 ndaj Cagliari-t, e vlefshme për javën e 28-të. Sfida u zhbllokua në minutën e 14-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe insistimit deri në fund, ishte Martin Baturina që dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 34-të, Maximo Perrone lë fushën e lojës i dëmtuar dhe në vend të tij Cesc Fabregas aktivizion Mërgim Vojvodën. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Como-n. Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit, të cilët barazojnë shifrat me Sebastiano Esposito. Sulmuesi shënoi me kokë, pas asistit të Adam Obert. Në minutën e 76-të, ishte radha e Lucas Da Cunha për të shënuar një gol spektakolar me një...