Çmimet e transportit për Kupën e Botës ulen pas reagimeve të tifozëve

Çmimet e transportit për Kupën e Botës ulen pas reagimeve të tifozëve

Çmimet e trenave dhe autobusëve për ndeshjet e Kupës së Botës në stadiumin MetLife në New Jersey janë ulur pas reagimeve të forta nga tifozët. Çmimi i një bilete treni është ulur nga 150 dollarë në 98 dollarë, ndërsa tarifat e autobusëve kanë rënë në 20 dollarë nga 80 dollarë. Stadiumi MetLife i cili do të njihet si Stadiumi New York/New Jersey gjatë Kupës së Botës si pjesë e politikës së FIFA-s për emrat e sponsorizuar nga korporatat do të presë tetë ndeshje, përfshirë finalen dhe një nga ndeshjet e Grupit L të Anglisë. Udhëtimet me tren nga Stacioni Penn në Manhattan deri në vendin e ngjarjes, i cili është rreth 28 kilometra, kushtojnë normalisht 12.90 dollarë për biletën vajtje-ardhje. Guvernatori i Nju Xhersit, Mikie...