Çmenduri në Torino. Juventus fiton 3-0, por kualifikimi ende nuk është vendosur. Ndeshja shkon në shtesë (video)

Çmenduri në Torino. Juventus fiton 3-0, por kualifikimi ende nuk është vendosur. Ndeshja shkon në shtesë (video)

25 Shkurt 2026 22:58 Telesport Juventus ka fituar 3-0 ndaj Galatasaray në ndeshjen e kthimit të luajtur në “Allianz Stadium”. Bardhezinjtë gjetën fillimisht avantazhin në minutën e 37-të, falë penalltisë së shndërruar në gol nga kapiteni Manuel Locatelli , pas një faulli të Lucas Torreira në zonë ndaj Khephren Thuram. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Juventusin. Bardhezinjtë e nisin shumë keq pjesën e dytë, duke mbetur me një lojtar më pak. Lloyd Kelly ndëshkohet me karton të kuq të çuditshëm, pas një kontakti në mesfushë me Yilmaz. Në minutën e 70-të, Federico Gatti ndoqi aksionin deri në fund dhe gjendej në kohën dhe vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 81-të, pas krosimit të Edon Zhegrovës nga goditja e...