Clippers fitojnë derbin me Lakers, mbrëmje zhgënjyese për Miami, Houston e Golden State, fitojnë Chicago e Denver
Skuadra e Clippers fitoi 114-104 ndaj Lakers në derbin e Los Anxhelosit. Një ndeshje e ekuilibruar, por kolektivteti i Clippers bëri diferencën (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë). Për Lakers, dyshja Doncic-LeBron realizoi 55 pikë, por që s’mjaftuan. San Antonio konsolidon vendin e dytë në perëndim, duke fituar 126-119 në fushën e Utah Jazz. Fox me 31 pikë ishte shënuesi më i mirë për Spurs. Fiton edhe skuadra e Denver, që falë 35 pikëve të Watson, mundi 107-97 Washington. Zhgënjen Golden State, që u mund 123-115 nga Dallas. Curry realizoi 38 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për teksanët u dallua Marshall me 30 pikë. Humbet edhe Miami, që u ndal 127-110 nga Portland (Sharpe me 27 pikë më i miri për vendasit). NBA-Rezultatet e sotme...
Burimi:
telesport.al