City, Silva i sinqertë: Fitorja ndaj Liverpool, jetike për titullin

City, Silva i sinqertë: Fitorja ndaj Liverpool, jetike për titullin

Lojtari i Manchester Cityt, Bernardo Silva e ka konsideruar jetike në garën për titull fitoren ndaj Liverpool. “Për diferencën që kemi për të rikuperuar ndaj Arsenalit ishte e rëndësishme të kërkonim edhe një gol tjetër pasi barazova. Isha i lumtur sepse u rikthyem në lojë, por na duhej edhe një gol tjetër. Është vendi më i vështirë ku mund të vish në Ligën Premier dhe zakonisht edhe një pikë këtu është rezultat i mirë, por ne kishim nevojë për fitore”. “Për mua është fitorja e parë këtu në nëntë vite, përveç vitit të Covidit. E dinim para ndeshjes se ndoshta gara për titull mbyllej nëse humbnim, ndaj e ndjemë se na duhej patjetër fitorja”. “Ende ka shpresë dhe do të luftojmë deri në fund. Duhet...