Chivu: Nxorëm në pah krenarinë tonë. Sommer? Faji është imi që e vë në vështirësi
24 Janar 2026 6:19 Alfred Lleshi Frika për Cristian Chivu zgjati vetëm pak minuta. Nga 2-0 i Moreos te golat radhazi të Zielinski, Lautaro dhe Pio Esposito, Interi e kishte përmbysur rezultatin në 3-2 që para pushimit. Pavarësisht fillimit zhgënjyes, ishte një mbrëmje për t’u mbajtur mend: fitore 6-2 ndaj Pisa dhe rikthim në +6 pikë ndaj Milanit, në pritje të ndeshjes së kuqezinjve me Romën. Chivu foli për DAZN, duke bërë shaka me dhimbjet e shpinës: “U mbusha me injeksione dhe qetësues, nesër dua të jem i freskët për fëmijët”. Për zëvendësimin Dimarco–Luiz Henrique në minutën e 34-t: “Një ndeshje zgjat 100 minuta dhe mund të përmbyset. E pësuam nga një kundërsulm, ku i bëmë gol vetes. Sommer? Mendoj se është faji im, kam...
Burimi:
telesport.al