Chivu: Nuk duhet të kemi keqardhje. Përballje me Mourinhon? Mendoj vetëm Cremonesen

Chivu: Nuk duhet të kemi keqardhje. Përballje me Mourinhon? Mendoj vetëm Cremonesen

29 Janar 2026 8:11 Alfred Lleshi Fitorja në Dortmund nuk i mjaftoi Interit për në “top-8”, i mungoi vetëm një pikë, duke e dërguar skuadrën në “play off”-et e Champions League si kokë serie (vendi i 10-të). Trajneri Cristian Chivu nuk ka pengje: “Kemi marrë atë që meritojmë, nuk duhet të shohim pas me keqardhje. Sonte nuk ishte aspak e lehtë në fushën e tyre. Bëmë një ndeshje të pjekur e serioze. Mund të kishim më shumë uri dhe konkretësi në pjesën e parë, paguam pak sipërfaqësinë. Sidoqoftë, jemi të kënaqur me rritjen e madhe të grupit në dy muajt e fundit”. I pyetur për një përballje të mundshme me Benfica e Mourinhos: “Tani mendoj vetëm për Nicola (trajnerin e Cremoneses). Ndeshja e së dielës...