Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Chiesa, “i burgosuri” i Liverpool-it. Tre gjigantë italianë e duan që në janar, por…
3 Janar 2026 12:47 Alfred Lleshi Federico Chiesa dhe Italia, një “martesë” që duhet të ndodhë, por ndoshta jo në janar. Ajo që dukej si dritarja ideale për rikthimin e anësorit gjenovez në Serie A rrezikon të mbyllet para se të hapet. Pavarësisht interesimit të fortë nga Juventusi, Roma dhe Napoli, e ardhmja e ish-lojtarit bardhezi duket ende e lidhur ngushtë me Liverpool-in. Mospërdorimi i tij nga Slot kishte ringjallur shpresat e klubeve italiane, por Kupa e Afrikës ndryshon gjithçka. Me Mohamed Salah të angazhuar me Egjiptin, të kuqtë mbeten të zbuluar në sulm. Sipas Matteo Moretto, burime pranë lojtarit thonë se klubi anglez nuk ka asnjë qëllim ta lëshojë Chiesa në janar. Edhe pse nuk është zgjedhja e parë e Slot, tani konsiderohet i...