Chiellini: Po tentojmë një përforcim në sulm, e vështirë të ndërhyhet në janar

Chiellini: Po tentojmë një përforcim në sulm, e vështirë të ndërhyhet në janar

22 Janar 2026 8:01 Alfred Lleshi Giorgio Chiellini, drejtor i strategjisë futbollistike te Juventusi, foli për “Sky Sport” pak çaste para nisjes së sfidës së Champions League kundër Benfica. Mbi lëvizjet e mundshme në merkato nënvizoi: “Shpeshherë ju i dini gjërat para meje. Për merkaton në hyrje fola të shtunën sa e vështirë është ta përmirësosh në janar një grup si ky. Jemi në pritje dhe po bëjmë vlerësime në një rol ku kishim Dusan Vlahovic, i cili fatkeqësisht pësoi një dëmtim të rëndë”. Chiellini theksoi se aktualisht nuk ka marrëveshje të afërta: “Nuk ka asgjë konkrete për momentin, por kanë mbetur edhe dy javë dhe ne jemi aty. Nëse do të arrijmë t’i japim një ndihmë Spallettit, do ta bëjmë”.