Chelsea mjaftohet me golin e Joao Pedro, Aston Villa befasohet në shtëpi. Çfarë goli nga Anton Stach (video)

Chelsea mjaftohet me golin e Joao Pedro, Aston Villa befasohet në shtëpi. Çfarë goli nga Anton Stach (video)

21 Shkurt 2026 16:49 Telesport Chelsea po udhëheq 1-0 ndaj Burnley pas 45 minutave të para, në sfidën që po luhet aktualisht në “Stamford Bridge”, e vlefshme për javën e 27-të në Premier League. “Blutë” gjetën avantazhin që në minutën e 3-të, ku pas një topi të gjatë të Moises Caicedo dhe asistit të Pedro Neto, ishte Joao Pedro që dërgoi topin në rrjetë. Në dy sfidat e tjera, Aston Villa po mundet në shtëpi 0-1 nga Leeds. Për miqtë shënoi Anton Stach në minutën e 31-të, me një goditje dënimi perfekte. Nuk është hera e parë që mesfushori gjerman shënon gola spektakolarë nga goditja e dënimit. Në Brentford-Brighton, miqtë kryesojnë 0-1 falë golit të Diego Gomez. SHIKOGOLAT