Chelsea i ofron lojtarin e padëshiruar, Igli Tare i “mbyll derën”

Chelsea i ofron lojtarin e padëshiruar, Igli Tare i “mbyll derën”

29 Dhjetor 2025 19:38 Telesport Mediet italiane zbulojnë se Chelsea i ka ofruar Milanit, lojtarin e saj Axel Disasi. Qendërmbrojtësi francez ka mbetur jashtë ekipit të parë të “Bluve” për shkak të vendimit të marrë nga trajneri Maresca. Në këtë situatë, Chelsea po kërkon të sistemojë njëherë e mirë lojtarin gjatë merkatos së janarit dhe ia ka ofruar Milanit si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Megjithatë, Igli Tare dhe drejtuesit e tjerë të Milanit kanë refuzuar kategorikisht transferimin e tij, duke pasur objektiva të tjerë për qendrën e mbrojtjes për merkaton dimërore.