Chelsea gjen trajnerin e ri, zëvendësuesi i Marescës zbarkon në Londër

Chelsea gjen trajnerin e ri, zëvendësuesi i Marescës zbarkon në Londër

Trajneri në pritje i Chelseat, Liam Rosenior, ka mbërritur të dielën në Londër ndërsa po përgatitet të marrë detyrën në “Stamford Bridge”, si zëvendësues i Enzo Marescës. Drejtuesit e klubit londinez kanë zgjedhur Rosenior – aktualisht trajner i klubit “motër” Strasbourg – si opsionin e tyre të parë për pankinën blu. Edhe pse 41-vjeçari nuk ka folur publikisht për marrëveshjen, emërimi i tij te Chelsea duket se është shumë pranë. Rosenior, i lindur në Londër dhe ish-trajner i Hull City, ka fluturuar të dielën drejt aeroportit Farnborough së bashku me presidentin e Strasbourgit, Marc Keller, dhe drejtorin sportiv David Weir. Seanca stërvitore e së hënës në Francë pritet të zhvillohet pa të dhe stafin e tij. Ka gjasa që Rosenior të debutojë në pankinën e...