CHAMPIONS LIVE: Neuer me gafë të pafalshme, Arda Guler shënon pas 40 sekondash lojë. Pavlovic rikthen barazpeshën (video)

CHAMPIONS LIVE: Neuer me gafë të pafalshme, Arda Guler shënon pas 40 sekondash lojë. Pavlovic rikthen barazpeshën (video)

15 Prill 2026 21:12 Telesport Ka nisur në mënyrën më të paimagjinueshme sfida e kthimit mes Bayern Munich dhe Real Madridit, ku janë shënuar dy gola për gjashtë minuta lojë. Madrilenët kanë gjetur avantazhin që në sekondën e 40-të, ku pas një gafe fatale të Manuel Neuer, ishte Arda Guler që dërgoi topin në rrjetë nga distanca. Pavarësisht golit të shpejtë të pësuar, reagimi i bavarezëve ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat në minutën e 6-të. Joshua Kimmich kroson nga këndi, Aleksandar Pavlovic zë në befasi mbrojtjen madrilene dhe portierin Andriy Lunin dhe shënon me kokë, duke barazuar shifrat. Kujtojmë se sfida e parë në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar 1-2 për bavarezët. Në sfidën tjetër në Londër, rezultati mes Arsenalit dhe Sporting Lisbon është 0-0....