CHAMPIONS LEAGUE: PSG i falet fitores në ndeshjen e parë, Real Madrid bën detyrën në shtëpi (video)
PSG dhe Real Madrid janë dy ekipet e radhës që kualifikohen për në raundin tjetër në Champions League. Në “Parc des Princes”, PSG barazoi 2-2 ndaj Monaco, ndërkohë që kishte fituar 2-3 në ndeshjen e parë në transfertë. Monaco gjeti avantazhin në fund të pjesës së parë me Maghnes Akliouche. Në minutën e 58-të, klubi nga Principata mbetet me një lojtar më pak në fushë, pasi Mamadou Coulibaly mori kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga fusha e lojës. Në minutën e 60-të, pas një aksioni që nisi nga goditja e dënimit dhe pasimit të Desire Doue, ishte Marquinhos që barazoi shifrat 1-1. Në minutën e 65-të ishte Kvaratskhelia që gjeti golin e avantazhit. Goditja e fortë e Achraf Hakimi grushtohet nga portieri...
Burimi:
telesport.al