Champions League/ Mësohen kundërshtarët e mundshëm në play-off, Interi dhe Reali mund të gjejnë Mourinhon

Champions League/ Mësohen kundërshtarët e mundshëm në play-off, Interi dhe Reali mund të gjejnë Mourinhon

Champions League mbylli dje fazën e ligës duke plotësuar panoramën e plotë të skuadrave të kualifikuara për në fazën e 1/8-ave dhe atë play-off. Tanimë është ndarë edhe rruga drejt finales së Budapestit, ndërsa skuadrat që janë në play-off kanë mësuar rivalët e mundshëm, një mes të cilëve do zyrtarizohet nesër në orën 12:00, pasi në Nyon do mbahet shorti i kësaj faze. Në bazë të pozicionit në tabelën finale të renditjes, janë ndarë edhe kundërshtarët e mundshëm që janë si më poshtë. Real Madridi do ketë rival të mundshëm një mes Benficas dhe Bodo/Glimt, ashtu si edhe Interi. Fakt është se Jose Mourinho me Benfican e tij do ketë përballë një mes Interit ose Real Madridit, dy skuadra ku ai ka fituar gjithçka. Nëse Interi...