Champions League / Liverpool dhe Bayern me goleadë në çerekfinale, Tottenham jashtë garës

Champions League / Liverpool dhe Bayern me goleadë në çerekfinale, Tottenham jashtë garës

Liverpooli ka përmbysur gjithçka në “Anfield Road” mbrëmjen e sotme përballë Galatasarayt, duke shënuar katër gola. Ndeshja e transmetuar në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus ishte një spektakël i vërtetë. Turqit e Galatasarayt, pavarësisht fitores 1-0 një javë më parë në Stamboll, nuk mundën të bënin asgjë përballë “të kuqve” të Arne Slot, të cilët dominuan krejt takimin. Goli i parë i Liverpoolit erdhi në minutën e 25-të të pjesës së parë nga Szoboszlai, ndërsa Salah shpërdoroi një penallti në fund të 45 minutave të para. Me nisjen e pjesës së dytë, Liverpooli shënoi dy gola brenda dy minutash me anë të Ekitike dhe Gravenberch. Ndërsa Mohamed Salah shlyeu gabimin në minutën e 62-të, duke realizuar golin e katërt të takimit. Ndërkohë, Bayern Munich...