CHAMPIONS LEAGUE LIVE: Atletico Madrid dhe Bayern Munich mbarojnë punë që në 25 minutat e para (video)
10 Mars 2026 21:28 Telesport Janë shënuar golat e parë në sfidat e mbrëmjes të vlefshme për fazën e 1/16-ve në Champions League. Në Bergamo, Bayern po kryeson 0-3 ndaj Atalantës. Bavarezët gjetën avantazhin që në minutën e 12-të. Pas një goditje të shpejtë këndi, Serge Gnabry fut një top të bukur brenda zonës, Josip Stanisic e dërgon atë në rrjetë. Ndërkohë që në minutën e 22-të ishte Michael Olise që dyfishoi shifrat me një gol shumë të bukur pas një goditjeje nga kufijtë e zonës së rreptësisë dhe pas asistit të Upamecano. Në minutën e 25-të, Serge Gnabry shënon golin e tretë për bavarezët pas asistit të Olise. Ndërkohë, në “Metropolitano”, Atletico Madrid ka shënuar 3 gola brenda 9 minutash ndaj Tottenham dhe po...
Burimi:
telesport.al